Menaxhim

DPSHTRR: Kush s’paguan taksat e mjetit nuk merr asnjë shërbim, nga targa tek kolaudimi

Nga Gazeta ‘SI’ – Drejtoria e Shërbimeve Rrugore njofton se mjetet që nuk kanë paguar detyrimet tatimore, nuk do të marrin asnjë shërbim deri sa t’i shlyejnë.

Në një njoftim publik, DPSHTRR tregon se janë 256.741 mjete në vend që nuk kanë paguar taksën vjetore. Shumica e tyre janë individë 84% dhe pjesa tjetër subjekte. Debitorët janë masivisht të regjistruar në Tiranë , 100.453, ndjekur nga Durrësi me 35,153 dhe Shkodra me 17.881.

Debitorëve do t’u ndalohen shërbimet për mjetet si ndryshimi i pronësisë, ndryshimi i targave, kontrolli fizik e teknik dhe leja e qarkullimit.

Për të mbledhur borxhet, DPSHTRR do të kryejë njoftimin shkresor çdo muaj sipas drejtorive rajonale dhe njoftimin nëpërmjet e-Albania.

Po ashtu do të ketë edhe identifikime në terren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë