Duke nisur nga data 3 shtator, në Izrael do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, që lehtësojnë lëvizjet dhe aktivitetet e personave të vaksinuar me tre doza, por ashpërsojnë kufizimet e për të huajt.
Sipas rregullores së re të përgatitur nga autoritetet vendase dhe miratuar nga Qeveria, të gjithë izraelitët, apo shtetasit e huaj që do të hyjnë në vend pas ditës së premte do të vihet përballë dy zgjedhjeve, ose të bëjnë karantinë 14-ditore, ose të marrin dozën e tretë të vaksinës në Izrael.
Vendimi është sqaruar nga Ministria e Shëndetësisë vendase, sipas të cilës, në rastet kur zgjidhet karantina, ajo mund të përgjysmohet në 7 ditë nëse paraqiten dy testime negative njëri pas tjetrit.
Aktualisht, Izraeli ka pothuajse të mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj dhe leja për të hyrë në vend jepet për persona të një kategorie të caktuar, të afërm të shtetasve izraelitë, apo të personave të tjerë rezidentë në këtë vend.
Sa u takon vaksinave që do të ofrohen për këta persona, ato do të jenë Pfizer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje