Shendet

Doza e dytë me një vaksinë tjetër? Mund të funksionojë edhe më mirë

Vendimi për të administruar dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit me një preparat tjetër, ndryshe nga ai i përdorur në injeksionin e parë, nuk është problem nga pikëpamja mjekësore.

Në të vërtetë, në disa raste mund të funksionojë dhe të jetë edhe më mirë.

Studimet e para

Studimet e para kanë filluar mbi të ashtuquajturën “përzierje vaksinash” kundër Covid 19, një praktikë që mund të ndihmojë vendet që luftojnë me mungesën e dozës ose bllokimin e fushatave të vaksinimit me imunizim.

Hulumtimi i fundit spanjoll, nga Instituti Shëndetësor Shtetëror “Carlos III”, monitoroi 670 vullnetarë të moshës 18 deri në 59 vjeç, të cilët kishin marrë tashmë një dozë të parë të “AstraZeneca” dhe që më pas kishin marrë Pfizer (vaksinë ARN): efektet anësore nuk ishin ndryshe, ose pak a shumë të rënda dhe të shpeshta dhe nga ana tjetër, duket se përzierja ka rritur dhe fuqizuar përgjigjen e antitrupave.

Potenciali për të funksionuar mirë

“Pritet që përdorimi i vaksinave të ndryshme do të funksiononte mirë, sepse në çdo rast të gjitha vaksinat që po përdorim, synojnë të godasin të njëjtën proteinë (e ashtuquajtura ‘spike’). Teknologjia që ndihmon vaksinën të hyjë në qeliza mund të ndryshojë përfundimisht, siç ndodh midis ‘AstraZeneca’-s dhe ‘Pfizer’-it”, – shpjegon Antonella Viola, imunologe dhe profesoreshë e Patologjisë në Universitetin e Padovës në Itali.

Kombinimet midis përgatitësve do të ishin të gjitha të mundshme dhe gjithashtu rendi i administrimit midis njërës vaksinë dhe tjetrës, mund të shkëmbehej sipas nevojës.

Sidoqoftë, këto janë hipoteza të bëra në bazë të supozimeve shkencore që ende kanë nevojë për konfirmim nga studime specifike.

Kur është akoma më mirë?

Në rastin e vaksinave (të tilla si AstraZeneca), bazuar në një vektor viral (në këtë rast një adenovirus), të mendosh për një dozë të dytë me vaksina të planifikuara me teknologjinë e ARN-së, mund të jetë edhe më e mirë, pasi disa njerëz mund të zhvillojnë një përgjigje imune kundër adenovirusëve, të cilët mund të dobësojnë efikasitetin e ardhshëm të ilaçit.

“Në një linjë thjesht teorike, një përzierje e vaksinave me një dozë të parë ‘AstraZeneca’ dhe të dytës me bazë të mARN, do të ishte më e mirë, – konfirmon ekspertja italiane, – sepse ‘AstraZeneca’ gjithashtu punon duke shkaktuar një përgjigje anti-adenovirus, ndërsa RNA-ja e përdorur nga Pfizer, shkakton vetëm përgjigjen specifike anti-Covid”.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë