Gazeta Si – Me dosjen që ka shkuar në gjykatë, ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Gjatë seancës paraprake Gëllçi, ka mohuar akuzat për shpëdorim detyre.
Nëpërmjet avokatit mbrojtës, ish-drejtori ka kërkuar që të gjykohet me provat e mbledhura deri më tani nga SPAK. Përveç ish-drejtorit, të pandehur janë edhe Julian Tapia e Ervin Muhja.
SPAK ka vënë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi dhe tre zyrtarë të tjerë për abuzim në një procedurë prokurimi për TV Agro, me vlerë 86 milionë lekë.
Gëllçi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi. Tenderi i dyshuar është zhvilluar në vitin 2018 ndërsa hetimi i SPAK ka nisur në shkurt 2020.
Përveç Gëllçit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, të pandehur për shkelje të barazisë në tenderë u morën edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Murja.
Këta akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë apo ankande publike. Gëllçi është arrestuar prej disa muajsh për abuzim me një tender me vlerë rreth 87 milionë lekë, që ishin planifikuar për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.
Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit tetor 2021, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.
Në dosjen e SPAK, thuhet se Gëllçi keqmenaxhoi fondet në zbatimin e një kontrate që nuk u zbatua brenda afatit 45 ditor.
Prokuroria thekson se ish-drejtori i përgjithshëm i RTSH-së se ka kryer një procedurë tenderimi dy vjet përpara fillimit të funksionimit të kanalit. Prokurorimi për blerjen e pajisjeve është bërë që në tetor të 2018-ës.
Sipas SPAK, blerjet e pajisjeve janë kryen pa u marrë miratimi nga AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.