Drejtësia

Dosja ‘Habilaj’, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Gjergji Kohilën, ish-zyrtar i Policisë së Vlorës, i hetuar në të njëjtën dosje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Apeli vendosi të lërë të pandryshuar vendimin e dhjetorit 2021 për deklarimin e fajshëm të Kohilës për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Ai u dënua me 12 vite burg, por përfitoi uljen e një të tretës nga gjykimi i shkurtuar. Kohila qëndroi për më shumë se tre vite në arrati dhe u vetëdorëzua gati dy javë pasi u dënua në Shkallën e Parë në fund të dhjetorit të vitit të shkuar.

40-vjeçari nga Delvina, u dënua për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Dosja “Habilaj” prej 5 vitesh është në dorë të autoriteteve, ku 4 anëtarë të këtij grupi u dënuan në total me 37 vite burg disa muaj më parë nga Gjykata e Posaçme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë