Rend dhe Ligj

Dosja “CEZ”/ Gjykata e Apelit përjashton Fatmira Hajdarin nga çështja

Gjykata e Apelit të Tiranës ka pranuar kërkesën e Kuvendit për të përjashtuar gjyqtaren Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i çështjes së CEZ, pasi ka konflikt interesi me të paditurit. Seanca e radhës në Apel për këtë çështje është lënë më datë 24 Qershor.

Kërkesa për përjashtimin e Hajdarit është bërë nga Taulant Balla në emër të Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një shkrese drejtuar Gjykatës së Apelit mbi këtë proces, ku palë e akuzuar janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha, Balla thotë se kërkon përjashtimin e gjyqtares Hajdari për shkak të miqësisë familjare të saj me të akuzuarit. 

‘’Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij, fakt ky i njohur botërisht. Ne kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj i dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozituar nga Kuvendi, duke qenë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes”, thuhet në letrën që kreu i grupit parlamentar të PS-së i ka drejtuar Apelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë