Gjykata e Apelit do të vendosë mbi bazën e provave të shkallës së parë në lidhje me akuzën e ngritur ndaj Lulzim Bashës dhe drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike për çështjen e lobimit në SHBA.
Ky është vendimi i marrë këtë të enjte nga trupa gjykuese, që u mor pasi asnjëra palë nuk paraqiti prova të reja në lidhje me akuzën e falsifikimit të dokumentacionit që është ngritur nga prokuroria për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishajn.
Kjo do të thotë se Gjykata nuk do të dëgjojë palët, por do të mblidhet në dhomë këshillimi për të dhënë një vendim mbi bazën e dosjes që ka mbërritur nga shkalla e parë, ku akuzat për pastrim parash dhe falsifikim dokumentacioni u pushuan për mungesë provash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




