Rend dhe Ligj

Dosja “184”, Olsian Çela kërkon hetim për 3 prokurorët e Dibrës: Zvarritën hetimet

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që të hetojë tre prokurorët e Dibrës që hetuan dosjen e bujshme 184, dosja e krimit zgjedhor gjatë votimit për zgjedhjet vendore në 2016-ën për Bashkinë e Peshkopisë.

Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme kërkohet inspektimi i prokurorëve Belina Zeneli, Xhoana Mehmetaj dhe Rifat Kojkut, nën dyshimet se kanë shkelur procedurën dhe Kodin e Procedurës Penale gjatë hetimit të dosjes 184.

Dy prokuroret Zeneli dhe Mehmetaj, sipas kërkesës së Prokurorisë, dyshohet se e kanë zvarritur qëllimisht hetimin e kësaj dosjeje duke favorizuar një pjesë të të dyshuarve dhe akuzuarve të kësaj dosjeje.

“Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë”, thotë Prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria e Dibrës mbylli në dhjetor të vitit të kaluar hetimet për Dosja “184”, duke marrë të pandehur vetëm katër shtetasit Robert Aga, ish-shef komisiariati në Dibër, Drini Gjeci, ish-drejtor i Arsimit, Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin edhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë.

Për emrat e tjerë të përfshirë në këtë dosje dhe të dalë nga përgjimet telefonike, përfshirë këtu ish-kryebashkiakun e Dibrës, Dionis Imeraj për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar pushoi hetimet.

Ndërkohë, në një tjetër njoftim, Prokuroria e Përgjithshme thotë se janë mbi 140 padi të ngritura për krimet zgjedhore më 25 prill. Paditë janë ngritur kryesisht ndaj punonjësve të administratës zgjedhore, të administratës vendore dhe asaj qendrore dhe më pas qytetarëve e votuesve të thjeshtë.

Në total janë 16 akuza, që nga pengimi i subjekteve zgjedhore, deri te shpërdorimi i detyrës e marrja e paligjshme e dokumenteve të identifikimit.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 18.05.2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 47 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 6 prej tyre me 4 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 1 procedim me 1 të pandehur është dërguar për gjykim.

Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 20 njoftime për veprat penale si më poshtë:

Aktualisht po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.

Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 142 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: 84 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; 21 referime të policisë gjyqësore dhe -37 ardhur me transferim nga SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë