Lajme

Doris Pack, mesazh Ramës: Shembja e Teatrit, një gabim!

Nga Shkodra, ish-eurodeputetja Doris Pack, duke folur për aktualitetin politik dhe social në Shqipëri, e cilësoi djegien e mandateve nga deputetët e opozitës si të vetmin opsion pas ngërçit në gjykatat më të larta të Shqipërisë.

“Vetingu po bëhet, por është krejtësisht artificial. Drejtësia është shumë problem dhe pa të nuk ka demokraci, – u shpreh Pack për gazetarët. – Keni vettingun që shpresojmë të ndryshojë situatën. Të korruptuarit duhet të dalin në gjykatë, por gjykatë s’ka dhe këtë nuk e kuptoj. Ju duhet ta zgjidhni këtë çështje”.

Ajo nuk ka lënë pa shigjetuar dhe kryeministrin Rama duke e parë si paradoks se si një artist kërkon të shembë godinën e Teatrit Kombëtar.

“Në Tiranë u bë një luftë e madhe për Teatrin Kombëtar dhe është një vend në mes të një qyteti dhe a mund ta imagjinoni që tani ta shkatërrojnë një gjë të tillë… Këtë nuk mund ta kuptoj dhe njerëzit thonë që ai është artist. Shpresoj që këto gjëra të rregullohen dhe ai të thotë, po, bëra gabim. Me z.Rama kam patur diferencat e mia dhe ajo që mua më intereson është mirëqënia e qytetarëve. Nuk më interesojnë partitë dhe politika. Kush punon për mirëqënien ajo është politika më e mirë. Edhe Basha po të jetë do t’i them të njëjtat gjëra”.

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, vuri theksin tek rëndësia e luftës kundër shitblerjes së votës dhe tek zbatimi i reformës në drejtësi.

“Duhet ta luftoni dhe të ndaloni blerjen e votave. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja…

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja, duhet të keni regjistrin elektoral që duhet të jetë i pastër. Ju duhet të luftoni që politikanët të mos blihen dhe të mos blejnë. Kishte të paktën 10 deputet që duhej të linin pozicionin e tyre për shkak të se shkuarës kriminale. Nuk mund ti jepni shanset atyre që janë të kriminalizuar që të futen në Parlament dhe kete duhet ta ndaloni. Nuk mund të blihet, nuk mund ta blejnë dhe kjo nuk është demokracia e vërtetë. Ka politikane që e bëjnë për para, natyrshëm që i duhen paratë por jo ta kthejnë në prioritet”.  – u shpreh Pack për gazetarët, pas pjesëmarrjes në një aktivitet të organizuar në qytetin e Shkodrës nga Akademia e Lidershipit Rinor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë