Rend dhe Ligj

Dorëhiqet nga detyra pas 11 vitesh kreu i Gardës së Republikës, Gramoz Sako

Gazeta Si – Komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako, ka dhënë dorëheqjen pas 11 vitesh në këtë detyrë.

Burime paraprake, bëjnë me dije se dorëheqja e tij është paraqitur të premten, ndërkohë që mendohet që vendin e tij ta zërë një tjetër ish-drejtues i njohur i Policisë, Haki Çako.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Gramoz Sakos, i cili e ka marrë detyrën në vitin 2013, por ndaj tij ka pasur akuza publike nga Partia Demokratike, përveçse për trajtimin e deputetëve të opozitës gjatë protestave të tyre brenda dhe jashtë Kuvendit, ashtu edhe për korrupsion.

Gjithnjë sipas burimeve, Ministria e Brendshme deklaron se ka nisur një reformim të thelluar të Gardës që merret me ruajtjen e PLSh-së.

Gramos Sako është lindur në Tepelenë, më 19 Janar 1971. Që prej vitit 2013 ushtron detyrën në funksionin e Komandantit të Gardës së Republikës. Ai ka një eksperiencë të gjatë e të larmishme në fushën ushtarake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë