Lajme

Dorëhiqet kreu i AKEP, Ilir Zela

Dy vite pas ushtrimit të detyrës, ka dhënë dorëheqjen Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela.
Zela e ka paraqitur dorëheqjen me anë të një letre drejtuar edhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për dijeni edhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)”, shkruan Zela.
“Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP”, shkruhet më tej në letrën e Zelës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë