Gazeta Si – Drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Florenc Doka, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij sot, por arsyet e largimit ende nuk janë të paqarta.
Sipas burimeve paraprake, Doka ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për dorëheqje, e cila është pranuar dhe miratuar nga ministri i Drejtësisë.
Kjo dorëheqje ndodh në një moment kur institucioni që ai drejtonte ka pasur vëmendjen e mediave për çështje të ndryshme që lidhen me menaxhimin dhe funksionimin e burgjeve në vend.
Megjithatë, nuk ka informacion që të lidhi këtë vendim me ndonjë ngjarje të veçantë. Për momentin, nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post, por Ministria e Drejtësisë pritet të emërojë një pasardhës në ditët në vijim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.