Si i ftuar në emisionin “Porta a Porta”, Kryeministri Edi Rama u pyet nga drejtori i gazetës “Libero” se sa ishin gjasat që në protestat në Shqipëri të ishte e përfshirë edhe Rusia.
Rama nuk e përjashtoi apriori këtë mundësi, por tha se as “një dorë e Moskës” në këtë mes nuk mund të përjashtohet.
“Nuk dua të hamendësoj mbi gjëra që nuk kemi prova, por është e qartë që jo të gjithë e duan shqipërinë në europë dhe nuk është sekret që Rusia është një tifoze e madhe e europës. Dhe në të tilla situata ata mund të japin një dorë dhe kjo nuk do të ishte një surprizë”, u shpreh ai.
Kryeministri kërkoi nga mediat italiane që të mos i trajtojnë protestat në Tiranë si lëvizje popullore.
“Ajo që dua t’u them të gjithë atyre që panë këto pamje, nuk është një revoltë popullore, nuk është populli në shesh. Është një revoltë në pallatin e politikës. Establishmenti që u largua para 5 vitesh e gjysmë, me një milionë vota, nuk arrin që të përtypë humbjen e radhës”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




