Atleti xhamajkan Christian Coleman, kampion i botës në fuqi në garën e 100 metrave në botërorin e zhvilluar vjet në Doha, është dënuar me 2 vjet përjashtim nga të gjitha aktivitetet sportive, pasi shkelur normat antidoping të vendosura nga WADA.

Ai ka ai ka munguar në 3 teste antidoping brenda 12 muajsh (janar, prill dhe dhjetor 2019 Rekordmeni i garës së 60 metrave në salla të mbyllura ka 30 ditë afat për të apeluar vendimin Njësisë së Integritetit të Atletikës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Ky pezullim kaq i gjatë vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Coleman në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të shtyra për verën e vitit të ardhshëm.Pezullimi nis nga data 13 maj, ditë kur u pezullua përkohësisht pasi nuk iu nënshtrua të njëjtit testim në dhjetor të vitit 2019 dhe përfundon më 13 maj të vitit 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




