Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump raportohet të ketë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Sipas Washington Post, dy liderët kanë diskutuar për luftën në Ukrainë, teksa Trump i ka kërkuar Putinin që të mos e përshkallëzojë konfliktin.
Gazeta pyeti dhe stafin e Trump në lidhje me këtë telefonatë dhe mori përgjigjen se manjati ka marrë shumë telefonata personale gjatë këtyre ditëve dhe nuk mund të zbardhen detaje për to.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump tha se do të gjente një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës “brenda një dite”, por nuk shpjegoi se si do ta bënte këtë.
Ndërkohë të mërkurën, Trump ka folur edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Më herët, Putini përcaktoi kushtet e tij për përfundimin e luftës: Ukrainës do t’i duhet të heqë ambiciet e saj në NATO dhe të tërheqë të gjitha trupat e saj nga i gjithë territori i katër rajoneve të pretenduara nga Rusia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.