Nga Gazeta Si- Policia ka zbuluar një klinikë dentare që operonte në zonën e Don Boskos, ku kishte produkte të skaduara dhe kryhej evazion fiskal.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet nisën pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, që tregonin se në subjektin stomatologjik kryheshin veprime të paligjshme me pasoja të mundshme për shëndetin dhe jetën e pacientëve.
Policia thotë se janë sekuestruar 300 shishe me produkte të skaduara, pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.
Në pranga është vënë administratori i klinikës, turku Adnan Yizdizoglu dhe janë vënë nën hetim koordinatorja e klinikës dhe 2 laborantë.
Koordinatorja B.K., 35-vjeçe dhe 2 laborantët L.S., 21 vjeçe dhe A.A., 42 vjeçe do procedohen në gjendje të lirë.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar ndaj shtetit dhe për të zbardhur tërësisht veprimtarinë e paligjshme të subjektit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


