Nga Gazeta ‘SI’ – Procesi i kompensimit të pronave për ish-pronarët, do të zgjasë të paktën deri në vitin 2030.
Ky është parashikimi i qeverisë në dokumentin ‘Masa prioritare për shtetin e së drejtës’ që është ende në proces konsultimi.
“Sigurimi gradual i mbështetjes së duhur financiare për procesin kalimtar të kompensimit të pronave brenda vitit 2030”, theksohet në dokumentin e ministrisë së Drejtësisë.
Në ndryshimet e bëra në vitin 2015 në këtë ligj, procesi parashikohej të mbyllej në vitin 2025, por trajtimi i pronave nuk ka qenë intensiv. Numri i çështjeve ishte mbi 26 mijë dhe vitin e shkuar ATP, Agjencia për Trajtimin e Pronave, ka mbyllur vetëm 794 kërkesa.
Sipas ndryshimeve të bëra më vonë nga ligji i 2015-s, ish-pronarët mund të kompensohen në 3 mënyra. Vlerë financiare të plotë të pronës së tyre. Vlerë 20% të pronës, nëse heq dorë pjesërisht dhe kompensimi fizik.
Qëllimi i këtij ligji është njohja dhe kompensimi i pronave të subjekteve, të cilave u janë shpronësuar, shtetëzuar ose konfiskuar pronat, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose të marra me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti komunist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.