Prokuroria e Krujës ka ankimuar vendimin për lirimin nga burgu të Endrit Dokles, duke sqaruar detajet dhe shkaqet. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se është paraqitur një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, për shkak se ka gjykuar kërkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgimi, amnistisë, duke treguar kështu që kjo gjyqtare nuk është e besueshme për të shqyrtuar çështjen.
Për sa i përket kërkesës me “lirim me kusht”, prokuroria arsyeton se nuk lejohet për të dënuarit që janë përsëritës në kryerjen e krimit me dashje, duke cituar edhe nenet përkatëse. Në njoftimin e prokurorisë përcaktohet se Dokle nuk i plotësonte kushtet për t’u liruar me kush.
Në rastin konkret duhen hequr kohën e përfituar me amnisti që janë 5 vite, rezulton se i dënuari ka vuajtur rreth 20 vite dhe duke marrë parasysh nenin 64 dhe 65 të Kodit Penal, ai nuk ka plotësuar kohën e vuajtjes së dënimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.