Shelly-Ann Fraser-Pryce kthehet në pistë ndërsa Letsile Tebogo do të garojë për të parën herë në 200m këtë sezon në mitingun e tretë të “Wanda Diamond League 2025” në Doha. Një total prej 45 kampionësh olimpikë dhe medalistë në botëror do të përballen në kthimin e “Wanda Diamond League” në Doha. Këto janë pesë aspektet kryesore të “Qatar Sports Club”.

Kthimi i Fraser-Pryce – Me 25 fitore dhe 5 tituj, Legjenda e sprintit xhamaikan, Shelly-Ann Fraser-Pryce është nga sportistet më të suksesshme në historinë e “Diamond League”. 38 vjeçarja shpreson të shtojë medalje të tjera në kur të garojë në 100m kundër Mujinga Kambundji dhe patrioteve Natasha Morrison, Tia & Tina Clayton.

Tebogo garon në 200m – I pari afrikan që fitoi medaljen e artë olimpike në 200m në Paris, atleti nga Botswana Letsile Tebogo nuk do të garojë në 100m (sic bëri në Xiamen dhe Keqiao) por në familjaren 200m në Doha. Kanadezi Aaron Brown dhe liberiani Joseph Fahnbulleh do të provojnë t’ja vështirësojnë garën kampionit olimpik.

Sfidë olimpike në Diamond League – Gara e 3000m me pengesa do të ketë 3 medalistet olimpike në start. Winfred Yavi (Bahrein) që fitoi medaljen e artë në Paris, ndërsa Peruth Chemutai (Uganda) dhe Faith Cherotich (Kenia) morën përkatësisht medaljen e argjendit dhe bronzit. Për të treja do të jetë paraqitja e parë sezonale në “Diamond League”.

Chopra shpall ambicjet për titull – Neeraj Chopra (Kampion Olimpik hedhjen e shtizës në 2021) shkroi historinë në vitin 2022 kur u bë i pari indian që fitoi titullin në “Diamond League” dhe shpreson të përsërisë suksesin gjatë këtij viti. Chopra do të marrë pjesë për të katërtën herë në mitingun e Katarit.

Show në kërcimin trehapësh – Një tjetër sfidë olimpike në konkurimin e femrave do të jetë në kërcimin 3 hapësh. Kampionia olimpike në Paris, Thea LaFond do të ketë përballë nën kampionen nga Xhamaika, Shanieka Ricketts. Dy rivale që rezultatin më të mirë e kanë më shumë se 15 metra. Ricketts ka një paraqitje më të mirë në “Diamond League” me 6 fitore ndaj 1 të LaFond dhe rrëmbeu titullin në vitin 2019. Në të njëjtën bateri me to do të jetë edhe Ivana Spanovic.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.