Lajme

Dogji autobusin në Konispol, në pranga 22-vjeçari

Policia ka arritur të zbulojë ngjarjen e djegies së autobusit dy ditë më parë, në Konispol dhe ka vënë në pranga autorin.
Mesnatën e 10 prillit në Konispol u dogj autobusi në pronësi të shtetases H. S.
Policia bën me dije se ka përfunduar në pranga shtetasi Sh. B., 22 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet të jetë autori në lidhje me djegien e qëllimshme të këtij mjeti.
Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Delvinë, gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë