Media Galeri

‘Do të qëndronte mbretëresha gjatë luftës’, Danimarka hap si muze, bunkerin bërthamor

Danimarka së fundmi ka hapur një bunker bërthamor për publikun, i cili do të shërbejë si një muze me foto së epokës së Luftës së Ftohtë.

Është një nga shumë strehimoret bërthamore që u ndërtuan kur bota ishte e ndarë dhe vazhdimisht në prag të holokaustit bërthamor, gjatë periudhës së konfrontimit midis BRSS dhe SHBA-së dhe gjatë Luftës së Ftohtë.

Bunkeri ndodhet në pyllin Rold të Jutlandës veriore, rreth 400 kilometra në veriperëndim të Kopenhagës. Ai është ndërtuar në fshehtësi në vitet 1960, në kulmin e tensioneve të Luftës së Ftohtë dhe është vendi ku qeveria daneze, madje edhe Mbretëresha, do të strehoheshin nëse do të shpërthente lufta bërthamore.

Plani ishte të drejtohej vendi nga brenda këtij bunkeri, 60 metra nën tokë, dhe vetë ekzistenca e tij u mbajt sekret për dekada, derisa u zbulua përfundimisht në vitin 2012. Pas vitesh përgatitjesh, ai u hap për herë të parë për publikun në shkurt 2023, si muze.

Vetëm 50.000 vizitorë lejohen çdo vit dhe aksesi është i kufizuar në grupe të vogla prej 10 personash në turne 90-minutëshe me guida që eksplorojnë 2 km të sistemit rezervë labirint.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë