Lajme

Do kultivonte bimë narkotike, arrestohet 26-vjeçari në Pukë

Policia e Pukës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale G. M, lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër.
Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin Mogurush, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë