Dosje

‘Do e shohim kush ia ha hallvën njëri-tjetrit’/ Kërcënime në GJKKO, Nuredin Dumani përplaset me të akuzuarit e tjerë

Gazeta Si – Nuredin Dumani është përplasur me të bashkëpandehurit e tjerë gjatë seancës së dosjes “Plumbi i Artë” në GJKKO.

Gjatë dëshmisë së tij, i penduari i drejtësië, teksa ka qenë duke rrëfyer njohjen me Agron dhe Petrit Qoli, ka kërcënuar ish-miqtë e tij, Enver Diva dhe Besian Xhixha. “Do të shohim kush do t’ia hajë hallvën njëri-tjetrit”, – ka qenë një nga frazat e Dumanit.

Në një moment, la të kuptohet se po bënte një lloj kërcënimi ndaj të pandehurve të tjerë dhe aty pati ndërhyrje nga Enver Diva, i akuzuari për vrasjen e Bujar Çelës, i cili ia ktheu Dumanit në të njëjtën mënyrë kërcënimin.

Avokati Ilia: Në ç’rrethana jeni njohur me Agron Qolin?

Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohe unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai ishte teknik ndërtimi.

Avokati: Me kë punonte aty?

Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.

Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?

Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kenë punuar bashkë.

Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?

Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.

Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.

Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.

Në vijim, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u përplas me të bashkëpandehurit, e arrestuar pas dëshmisë së tij.

Komentet e lëshuara nga të pandehurit në drejtim të tij, Dumani iu përgjigj: “Nuk vdes unë. Pa ju ngrënë hallvën të gjithëve, nuk ma hani mua”.

Ndërsa i pandehuri Enver Diva ju përgjigj me ton të lartë nga kafazi: “Do e shohim ne se kush do ia hajë hallvën njëri-tjetrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë