Komisioneria europiane për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se në muajin qershor, Shqipëria do të hapë të gjithë grupkapitujt e negociatave.
Në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane në Bruksel, Kos u shpreh se me kryeministrin Edi Rama ka një marrëveshje dhe së më në fund, “Shqipëria do të martohet me Bashkimin Europian”.
“Brenda mandatit tim si Komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kos e cila shton se ajo gjithmonë ka insistuar që ky proces të jetë i bazuar në merita, por me Ramën ka rënë në ujdi për ta realizuar martesën e Shqipërisë me Europën.
“Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor dhe me këtë do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Më pas do të fillojë mbyllja e kapitujve, që është gjithashtu një proces shumë i rëndësishëm”, u shpreh Kos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.