Lajme

Djegia e mandateve, LSI e dyzuar dhe pa vendim

Ndërsa të gjithë po presin vendimin zyrtar të LSI-së për djegjen e mandateve, deputetët e kësaj partie kanë koordinuar qëndrimet në rrjetet sociale dhe kanë bërë deklaratat e tyre thuajse në të njëjtën kohë. Por asnjë nga ata, ashtu si edhe vetë Monika Kryemadhi një ditë më parë, nuk e thotë qartë nëse LSI është apo jo për djegien mandatet e deputeteve siç edhe propozon Lulzim Basha.
Përpara se LSI-ja të mbledhë grupin e saj parlamentar deputetët e saj kanë mbajtur qëndrimet e tyre në lidhje me dorëzimin ose jo të mandatit të deputetit.

Edhe pse PD-ja me deputetët e saj në bllok janë në parim pro dorëzimit të mandatit, aleatët e tyre duket se janë të dorëzuar për marrjen e këtij vendimi ekstrem. Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se “Konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës. Shqiptarët meritojnë rikthimin e munguar të demokracisë!”.

https://www.facebook.com/klajdagjoshaLSI/photos/a.338460799678716/980331188825004/?type=3&theater


Ndërsa deputeti Viktor Tushaj shprehet se “Ky Kuvend i marrë peng nga krimi i organizuar nuk është me vendi i kuvendimit. Arroganca e mazhorancës kriminale po fundos vendin”.
Për Kejdi Mehmetaj mandatet nuk janë të të deputetëve, por të qytetarëve dhe sipas saj ata folën qartë dhe fort ditën e shtunë.


“Konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës. Shqiptarët meritojnë rikthimin e munguar të demokracisë!”, shprehet deputeti tjetër i LSI-së, Endrit Braimllari.
Por ndërsa nuk përmendin faktin nëse janë për djegien ose jo të mandateve, deputetë të tjerë të kësaj force politike shprehen kundër qëndrimeve të mbajtura nga ana e atyre të PS-së, se Kuvendi është legjitim edhe nëse opozita mbetet jashtë këtij institucioni. “Parlamenti është i ligjshëm edhe pa opozitën, thotë maxhoranca. Po patjetër, sigurisht ashtu si thoni ju është! Sepse sipas këtij arsyetimi, të ligjshëm ishin edhe Stalini, Enveri dhe Hitleri. Shtypen, vranë dhe prenë me ligj dhe në emër të tij. Madje ky i fundit e dogji fare parlamentin. Jeni të “ligjshëm” sepse akoma se keni kuptuar apo nuk doni ta kuptoni, që jemi në shtetin e të drejtës dhe jo të ligjit. Në shtetin, ku liria dhe e drejta e individit është e shenjtë dhe qëndron mbi të gjitha”, deklaron ish-ministri Edmond Panariti.
Ndërsa qëndrim me “ekstrem” e mban deputetja Floida Kërpacci e cila shkruan se “: Ç’vlerë ka mandati kur ai helmon popullin e tij”.
Pas shpalljes së qëndrimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha pati aludime që opozita nuk është unike në vendimin e saj, duke e lidhur me qëndrimet që pritet të mbajë LSI.
“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”, do të postonte Kryemadhi në Facebook, menjëherë pas qëndrimit të Bashës për dorëzimin e mandateve të deputetëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë