Lajme

Djegia e mandateve, Gjermania: Opozita po vë në rrezik BE-në

Ministri Gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth ka folur rreth zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri.

Në një intervistë për “Spiegel”, zyrtari i lartë e quan të papranueshëm faktin që opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, dhe kjo politikë e gabuar e opozitës mund të ndikojë në njohjet e arritjeve nga ana e Bashkimit Europian.

“Bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqipëria ka bere një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese”, ka thënë Roth.

Sa i përket protestave, thotë se ato janë mekanizëm i njohur në demokraci, për aq kohë sa nuk ka dhunë.

“Protestat janë një çështje e pranueshme, sigurisht, në një demokraci, por, dhuna dhe urrejtja, jo”, është shprehur Roth.

Ndërsa për Ballkanin ka thënë: “Duhet të përfshihemi më shumë. Pavarësisht nga kritikat, BE është garantuesi më i madh i paqes dhe stabilitetit ne bote, por problemet tona ndonjëherë pengojnë vëmendjen tonë për fqinjësinë tonë direkte më të afërt.

Në lidhje me liberalizimin e vizave midis BE-së dhe Kosovës, Roth ka qenë i qartë. “Ne nuk e promovojmë atë si një dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e BE. BE nuk duhet të japë përshtypjen se ne s’po lëshojmë pe gjithnjë dhe përsëri. Në qoftë se ne lemë një vakum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracitë e tyre, do te ndahen me vendet si: Kina, Rusia, Turqia”, – shtoi zyrtari i lartë gjerman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë