Lajme

Djali i ish-presidentit Nishani heq dorë nga shtetësia shqiptare

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, ka vendosur të heqë dorë nga shtetësia shqiptare. Sipas botimit në Fletoren Zyrtare, Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë e vendlindjes së tij.

Në dekretin e 18 marsit të këtij viti të nënshkruar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, midis personave që kanë vendosur të heqin dorë nga pasaporta shqiptare është edhe djali i ish-Presidentit Nishani.

Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar Ersilio Nishanin të ndërmarrë një vendim të tillë. Ai jeton prej kohësh në Austri ku vazhdon studimet e larta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë