Lajme

Djali dy-vjeçar bie në pus, gjithë India lutet për Sujith

Sujith Wilson u zhduk nga shtëpia të premten e kaluar dhe prej 72 orësh është bllokuar në një pus të ngushtë dhe të thellë.
Është një garë kundër kohës dramatike në të cilën zjarrfikëset dhe shpëtuesit janë angazhuar për 72 orë. Sujith Wilson ka rënë brenda një pusi të thellë prej 27 metrash, ndërsa po luante me miqtë afër shtëpisë, në një fshat në shtetin jugor të Tamil Nadu.
Zyrtari i zjarrfikëses, Puru Gandhi, ka thënë për CNN se ata janë duke monitoruar frymëmarrjen e Sujith përmes një aparati të vogël. Oksigjeni pompohet në hendek dhe toka po shpohet paralel me pusin për të gjetur një mënyrë për sigurinë. Komisioneri shtetëror për menaxhimin e katastrofave, J. Radhakrishnan, tha për CNN se shpëtimtarët ishin në gjendje të gërmonin deri në 13 metra. Gurët i ndaluan.
“Ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë natyrën e terrenit – tha Radhakrishnan – Ne i dhamë atij oksigjen, por situata është e vështirë. Shpresojmë që operacioni të përfundojë në 8/10 orë. Ne lutemi”.

https://twitter.com/Tuitwe/status/1188917142185377792

Në rrjetet sociale qarkullojnë video dramatike të ulërimave të fëmijës nga fundi i pusit dhe i nënës që përpiqet ta qetësojë atë. E gjithë India, e angazhuar për të festuar festat e Diwali këto ditë, po ndjek evolucionin e situatës me dhimbje dhe ankth. Shumë aktorë, politikanë dhe vetë kryeministri Narendra Modi i kanë shkruar lutjet e tyre në Twitter. “Lutjet e mia për të voglin e guximshëm Sujith Wilson. Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që ai të jetë i sigurt”, shkruan kryeministri në “Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë