Portofol

Divorci Britani-BE, bankat angleze të shëndetshme për një Brexit kaotik

Banka Qendrore e Anglisë ka thënë se shtatë bankat më të rëndësishme të vendit kanë kaluar stres testin vjetor me sukses.

“Sistemi bankar i Mbretërisë së Bashkuar është mjaftueshëm i fort për t’i shpëtuar një Brexit jo të lehtë”, është shprehur Banka Qendrore e Anglisë duke hapur rrugën për pagesa më të mëdha për aksionerët në muajt e ardhshëm.

Sipas rezultateve të stress testit, asnjë prej shtatë bankave më të mëdha në Angli, të testuara, nuk ka nevojë të përforcojë nivelin e kapitalit të vet, e cila modeloi llojin e shokut të rëndë ekonomik që shoqërohet me situatën kaotike të “asnjë marrëveshje” prej largimit nga Bashkimi Evropian.
Në mënyrë të mëvetësishme, Banka Qendrore ka publikuar të mërkurën projeksionet e efektevë të “asnjë marrëveshjeje” Brexit pa asnjë periudhë tranzitore, dhe tha se nën këtë skenar më të keq, bankat e vendit do të jenë në gejndje të vazhdojnë tu japin hua familjeve dhe bizneseve.
Kontrolli i shëndetit të bilancit të bankave të këtij viti është veçanërisht i rëndësishëm për investitorët, pasi që Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të largohet nga BE në mars, një rrugë e paeksploruar.    

Të dyja palët u dakorduan për termat e divorcit dhe një periduhë tranzitore në të cilën do ti lejojnë firmave të shërbimeve financiare të operojnë normalisht. Por ka dyshime të vazhdueshme, duke përfshirë atë, nëse marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti Britanik në dhjetor.
Bankat e Mbretërisë së Bashkuar janë prej më të fortave dhe nga ato që kanë më shumë të ardhura në Europë, por pasiguria rreth Brexit ka peshuar mbi çmimet e tyre të aksioneve dhe ka vënë presion mbi bordet e bankave për të rritur pagesat e aksionarëve.

Rezultatet e së mërkurës “sigurojnë një parashikim pozitiv për rritjen e kthimit dhe shpërndarjes së kapitalit “, tha Fernando de la Mora, një drejtor menaxherial në Alvarez & Marsal, një firmë këshilluese.
Bankat duhet të kenë bekimin e rregullatorëve për të paguar dividendët dhe për të nisur blerjet e aksioneve.

“Nën skenarëv të caktuar, sipas rregullave të reja të kontabilitetit, interesat e kapitalit në Barclays PLC dhe Lloyds Banking Group PLC ishin mjaft të ulëta për të shkaktuar një formë të kapitalit të kushtëzuar që lidh borxhet dhe kapitalin, por as bankat nuk kanë nevojë për të ngritur ndonjë kapital shtesë”- tha Banka Qendrore e Londrës.
Të dy bankat kanë qenë nën kontroll, pasi papritmas, ato kanë dalë keq gjatë disa stress testeve të BE-së në fillim të këtij muaji.

Ndryshe nga BE, Banka e Anglisë mund t’i detyrojë ata të rrisin më shumë kapitalin ose të reduktojnë dividentët.
Ata janë të vëzhguar nga investitorët, nëse rezultatet tregojnë që bankat do të marrin siguri rregullative për dividentët.
Skenari britanik i stresit përfshinte recesione të thella në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekonominë globale, çmimet në rënie të banesave britanike me një të tretën, dhe papunësinë që arrinte pothuajse 10%. Banka Qendrore tha se skenari ishte më i ashpër sesa kriza financiare globale e vitit 2008 dhe përfshin supozimet e “rastit më të keq”.
Banka Qendrore tha se do të pritet paqëndrueshmëri e tregut në rastin e një Brexit të zhurmshëm dhe kaotik, por sistemi financiar i Britanisë mund të përballojë disa muaj përçarjeje të rënda të tregut dhe se bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm për të shlyer obligacionet dhe depozitat pa pasur nevojë të hyjnë në fondet me shumicë apo tregjet valutore.    

Një raport i Thesarit më herët të mërkurën që zbuloi se Mbretëria e Bashkuar do të ishte më keq ekonomikisht nën çfarëdo forme të Brexit. Analiza e saj tha se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar mund të zvogëlohej deri në 3.9% sipas planit të Brexit të Kreut të Qeverisë, Theresa May dhe se lënia pa një marrëveshje të mundshme mund të thotë një goditje prej 9% në ekonomi.

*Burimi:BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë