Ka ndodhur

Divjakë/ Vret veten me thikë spanjolli, shoku i dhomës raportoi ngjarjen

Gazeta Si – Një 47-vjeçar spanjoll, i cili punonte prej një muaji në Divjakë, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të marte, pasi dyshimet se ka vrarë veten me thikë.

Franciso Cervilla, sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës ,gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin në fshatin Karavasta ku ata po qëndronin, pasi prej një muaji punonin në një firme ku montohen pajisje me sera

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë