Politike

Ditëlindja e PS-së, Rama: Qëllimi, integrimi në BE. Kur të mos jetë më Gramozi në oborr, s’do të jem as unë!

Nga Gazeta ‘SI’ –Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur para socialistëve në takimin festiv me rastin e 34-vjetorit të themelimit, u shpreh se socialistët nuk lodhen së fituari pasi marrin përgjegjësi për sfidat që ka vendi.

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij duke e vënë theksin te objektivi më i rëndësishëm i mandatit të katërt qeverisës, që ai tha se është anëtarësimi në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

“Përshëndetje dhe gëzuar ditëlindjen e 34 të PS ju që jeni këtu dhe të gjithë atyre që nuk janë këtu, por janë pjesë e pandashme e kësaj familje të madhe politike. Kjo është një ditëlindje që bëhet e veçantë si rezultat i faktit se vjen pas një fitoreje shumë domethënëse të PS, një fitoreje e cila vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë për vet faktin që u mishërua si rezultat i një mbështetje më të madhe se asnjëherë tjetër.

Padyshim që ne nuk i jemi frikur edhe nuk i jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive që vijnë me fitoret dhe kjo besoj se është arsyeja kryesore që pse ne nuk lodhemi së fituari pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë. Natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë kur kjo fitore është lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për të anëtaresuar Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade.

Nuk ka arsye më të fortë dhe domethënie më të të madhe lidhur me përgjegjësinë se sa me këtë objkektiv. Objektiv sa i arrithsëm aq edhe i vështirë, sa i afrët aq edhe jashtëzakonisht edhe i lidhur me sa shpejt ne do të jemi në gjëndje të përmirësojmë atë çfarë duhet përmirësuar dhe përmbushim çfarë duhet të përmbushim”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij Rama nuk harroi të përmendte edhe veteranët e Socialistes si Arta Dade dhe Gramoz Ruçi. Lidhur me këtë të fundit, kryeministri tha se kur të ikë Gramozi do të ikë dhe vetë ai.

“Dua të falënderoj ata që janë para nesh dhe qe janë të pranishëm në këto sebepe dhe në jetën e përditshme të partisë. Edhe këtu dy ekstreme do marr. Zysh Artën, që s’më ndahet dhe… zysha ty shyqyr që të kemi. Edhe Gramozin. Shqetësohuni ditën kur s’do jetë Gramozi në oborr, por atë ditë s’do jem as unë, kështu që shihni dhe bëni.

Sekretari në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Faleminderit vajzave dhe grave që janë të pranishme. Kush u mbështet te vajzat dhe gratë fitoi.”, tha Rama


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë