Njerez

Ditari e ndihmoi të largohej. Rrëfimi i Fatimes, si shpëtoi nga Kabuli e vetmja udhërrëfyese femër afgane

“Tani jam në aeroportin e Romës. Mund të të telefonoj? “.  Është mbrëmje dhe celulari dridhet nga zilja.

Lajmi i mirë më në fund arrin: Fatima, udhërrëfyesja e parë dhe e vetme femër e Afganistanit, është e sigurt. Ushtria Italiane e solli atë të sigurt në Romë.

Ajo u përpoq për herë të parë të ikte mbrëmjen e 15 gushtit, ditën e rënies së Kabulit. Me biletën për në Pakistan, ajo u drejtua për në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, por u detyrua të kthehej në shtëpi. “Situata në aeroport është e ndërlikuar, unë jam akoma në Kabul sepse të gjitha fluturimet janë anuluar. Nuk e di kur do të mund të largohem” Situata “e ndërlikuar” ishte ajo që më pas bëri xhiron e botës përmes imazheve të përhapura nga mediat: mijëra njerëz në portat e aeroportit afgan në kërkim të një vendi më të sigurt

Përpjekja e dytë e saj ishte më 19 gusht. “Sot u përpoqa të merrja një fluturim amerikan, shkruan ajo,  isha pothuajse afër dyerve, por pastaj talebanët filluan të qëllonin, na kërcënuan dhe hodhën gaz lotsjellës…  nuk mund ta besoj. Shkova në shtëpi, e humba  fluturimin ”.

Provoi sërish natën e ditës tjetër: “Pas kaq shumë përpjekjesh dhe frike arrita të futem,” thotë ajo në një regjistrim audio.

Kaosi dëgjohet, të shtëna armësh mund të dëgjohen në distancë

“Unë kam mundësinë të marr një fluturim sot ose nesër për në Francë – vijon ajo – ose të paktën kështu mendoj, siç më siguroi një ushtar. E vetmja gjë që më intereson është të largohem nga këtu ”.

Pastaj një audio e dytë e saj, e papritur disa orë më vonë: “Ndodhem në zonën italiane të aeroportit, këtu nuk ka talebanë. Unë jam duke pritur për fluturimin, shpresoj të nisem sonte sepse këtu është vërtet nxehtë, ndihem e uritur”.

Mesazhi i fundit nga Kabuli mbërrin në mesnatë në Itali, rreth orës dy e gjysmë të natës me orën afgane: “Është koha për t’u larguar. Unë do të doja t’ju falënderoj nga zemra “.

Por merita e vërtetë i takon shoqatës Pangea Onlus dhe presidentit të saj Luca Lo Presti. Një mesazh në Instagram ishte i mjaftueshëm për të marrë ndihmë menjëherë: si një Oscar Schindler modern, ai shtoi emrin e Fatimës në listën e grave që do të shpëtohen

Rreth orës 22:30 telefoni bie përsëri. Është përsëri Fatima, kësaj  here është ajo që po merr: “Tani po regjistrohem për dokumentet, pastaj se di se çfarë ndodh më pas? Ku do të shkoj?

E sigurt është që fillimisht do të duhet të bëjë karantinën dhe pastaj do të strehohet në një strukture akomoduese

Pas faqes së parë të ditarit të saj botuar në La Stampa dhe një interviste për La Reppublica, shumë njerëz i kanë ofruar ndihme 22 vjeçares nga Afganistani. Shumica e tyre janë guidë turistike…

Marrë nga “La Repubblica/ Përshtati në shqip Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë