Në Ditën Kombëtare të Jetimëve, Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje të fortë që të punohet dhe reagohet për integrimin, edukimin e arsimimin e tyre.
Me anë të një postimi në “Facebook”, presidenti Meta apelon që të punojmë për integrimin e jetimëve. Ai thotë se ata duhet të ndiejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë, teksa ka publikuar edhe foton e Strehës së Parë Vorfnore, të ngritur në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917.
“Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë. Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




