Ndryshe nga ditët e tjera sot kemi një rënie të rasteve të prekura nga Covid-19 në vendin tonë. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 6 raste të reja të prekura nga 182 persona të dyshuar.
Bino ka theksuar se rënia e rasteve vjen nga mirëfunksionimi i hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre. Ekspertja e ISHP deklaroi gjithashtu se deri më tani kemi 131 të shëruar dhe kanë humbur jetën 22 qytetarë.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë” deklaroi Bino.
Harta e të prekurve nga COVID-19 vijon:
– Tiranë 181 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnjë 5 raste
– Elbasan 11 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
Silva Bino deklaroi gjithashtu se do të aplikohet edhe një test i ri në ndihmë të diagnozës, i cili është një test i ri serologjik dhe që ndihmon më mirë diagnozën e sëmundjes. Për sa i përket matjes së imunitetit në popullatë, ekspertja tha se po planifikohet një testim dhe do të kryhet sapo testet të jenë gati.
Bino ka theksuar edhe një herë se shifrat e ditëve të fundit tregojnë se ka raste brenda një familje dhe kjo tregon se duhen respektuar edhe më shumë masat e distancimit social. Gjithashtu ekspertja udhëzon qytetarët që të telefonojnë në numrin 127 nëse kanë shenja të sëmundjes dhe nëse kërkojnë informacion të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




