Me rastin e festimeve për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 Marsin ta shpallë edhe Ditë pa Makina, duke e kthyer Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale.
Ditën e diel, më 17 mars, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Gjithashtu, do të ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga data 16.03.2019 ora 19:00 deri në datën 18.03.2019 ora 00:00, si dhe në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe “Brigada e VIII”, segmenti i rrugës midis “Vaso Pashës” dhe “Ibrahim Rugovës” në datë nga ora 08:00 deri orën 04:00 datës 18 Mars.
Për automjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, qarkullimi do të bëhet në rrugët: “Ibrahim Rugova”, “Vaso Pasha” dhe “Papa Gjon Pali II”, në Unazën e Vogël të qytetit.
Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të transportit urban të qytetit do të devijohet si më poshtë:
Linja e Unazës do të devijohet në Urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”. Linja “Tirana e Re” do të devijohet në rrugën “Sami Frashëri”. Linja Kinostudio-Kombinat do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




