Nga Gazeta 'Si'- Në Vlorë, u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit, në kuadër të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama u shfaq krah homologut Albin Kurti dhe presidentit të Republikës, Bajram Begajt.
Gjithashtu e pranishme ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.
Pas këndimit të Himnit Kombëtar, ata vendosën kurora me lule pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit.
Sakaq, në 112 vjetorin e pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi dhe qindra qytetarë, mes tyre shumë të ardhur nga Kosova janë bërë pjesë e festës me veshje kombëtare.
Rama dhe Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.