Sot shënohet 5 Maji dhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit është zhvilluar ceremonia e përkujtimit të dëshmorëve.
Krerët më të lartë të shtetit, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare kanë vendosur kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.
Presidenti Ilir Meta, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama, u bënë bashkë në ceremoninë e organizuar në varrezat e Dëshmorëve e Kombit pranë përmendores “Nënë Shqipëri”.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta i pranishëm në ceremoni dha edhe një mesazh për politikën shqiptare. Ai u bëri apel klasave politike që të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit.
“Është ditë reflektimi për të vendosur në radhë të parë interesat e vendit përmes dialogut dhe bashkëpunimit në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe të kujtohen siç duhen të gjithë ata që kanë kryer sakrifica sublime për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh presidenti Meta.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare. Me veprimtarinë e tij ai u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



