Lajme

Dita e 38 e protestës, banorët e “Astirit”: Gjiknuri në burg!

Njëkohësisht me protestën e studentëve, sot pasdite kanë protestuar si zakonisht edhe banorët e zonës së “Astirit”.

Të mbështetur nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ata thërrisnin në kor: “Gjiknuri në burg, poshtë projekti”.

Protesta te Unaza e Re shënon ditën e 38, ndërsa banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta.

Qarkullimi në Unazë është bllokuar në të dy kahet e rrugës, ndërsa ata shprehen se nuk do të ndalin protestat deri kur qeveria të tërheqë vendimin për prishjen e banesave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë