Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e 13-të të saj. Të thirrur përmes rrjeteve sociale dhe sondazheve që zhvillojnë, kryesisht përmes Instagramit, të rinjtë vendosin edhe për agjendën dhe vendndodhjen e manifestimit.
Këtë herë, në rrjetet sociale qarkullojnë dy agjenda, që kanë disa ndryshime, por që në thelb të dyja bëjnë thirrje për grumbullim paqësor para Kryeministrisë. Njëra prej tyre vendos si orë takimi në Bulevard orën 10:00 të paradites, ndërsa tjetra orën 11:00.
Opozita ka dalë në krah të studentëve në këtë protestë, por përfshirja e saj ka qenë kryesisht përmes forumeve rinore, që gjithsesi nuk ja kanë dalë mbanë që të tërheqin për vete pjesën dërrmuese të protestuesve.
Thirrje për t’iu bashkuar studentëve këtë të hënë kanë bërë edhe krerët e dy partive opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




