Sport

Distria Krasniqi kryeson bindshëm renditjen botërore të xhudos

Gazeta Si – Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, kryeson bindshësh renditjen botërore të sportit që ushtron, në peshën deri në 52 kilogramë. Një arritje e madhe kjo për sportisten e talentuar, pas medaljeve të fituara në aktivitetet ndërkombëtare.

Distria Krasniqi. Gazeta Si, 15 maj 2023

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka publikuar së fundi renditjen e apdejtuar. Krasniqi ka grumbulluar 7275 pikë, 265 pikë më shumë se zhudistja britanike, Chelsie Giles, që mban vendin e dytë.

Kosova ka nxjerrë disa sportiste që kanë arritur rezultate të larta në xhudo, me në krye Majlinda Kelmendin, falë punës së madhe të trajnerit Driton Kuka. Distria Krasniqi është një nga 7 sportistët që kanë marrë gradën kolonel kohët e fundit në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë