Muzike

Disqet e albumit të ri të Coldplay do të bëhen nga shishet plastike

Coldplay ka deklaruar se synojnë të bëjnë albumin më miqësor ndaj mjedisit deri më tani, me albumin e tyre të 10-të të sapo shpallur, Moon Music.

Çdo kopje e albumit do të shtypet në disqe të bëra nga nëntë shishe plastike, të marra nga mbeturinat.

Grupi thotë se kjo do të reduktojë emetimet e karbonit dhe do të parandalojë prodhimin e më shumë se 25 tonë metrikë plastike.

Grupi ka qenë në krye të lëvizjes për ta bërë muzikën rock më të qëndrueshme për vite me radhë.

Në vitin 2021, ata njoftuan një plan për të shkurtuar gjurmën e karbonit të turneut të tyre botëror Music Of The Spheres, duke përdorur dritat me energji diellore dhe karburantin e qëndrueshëm të aviacionit midis masave të tjera.

Kjo çoi në një ulje prej 59% të emetimeve të dioksidit të karbonit në krahasim me turneun e tyre të mëparshëm.

Coldplay do të lëshojë gjithashtu CD të Moon Music në një format të ri të quajtur EcoCD, krijuar nga 90% plastikë e ricikluar, me një reduktim 78% në emetimet krahasuar me prodhimin tradicional të CD-ve.

Moon Music është albumi i 10-të i grupit.

Kënga e parë, “feels like im falling in love”, do të publikohet më 21 qershor ndërsa albumi pritet të dalë më 4 qershor 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë