Gjatë ditëve të para të vitit të ri, të gjithë preferojmë që të qëndrojmë në shtrat, duke parë serialin tonë të preferuar. Ju mund të dëshironi të mos bëni asgjë, ose mund të ndjeheni të pa sigurt për ato çfarë do të bëni në vitin e ardhshëm, por mund ta mendoni edhe ndryshe, pasi është një vit i ri dhe me mundësi të reja.
Disa nga gjërat që mund të bëni gjatë ditëve të vitit të ri janë:
Të punoni vullnetarisht.
Filloni vitin me punë vullnetare në ambientin ku jetoni. Mund të ndihmoni fshinjët të pastronin vendin përreth, mund të mbillni pemë, ose të shërbeni ushqim për të moshuarit dhe të varfrit në zonën tuaj.
Shikoni një ndeshje futbolli.
Ftoni miqtë tuaj dhe shihni një ndeshje futbolli. Mos harroni tasat me kokoshka.
Bëni një udhëtim.
Përgjithësisht qytet e mëdha gjatë ditëve të para të vitit të ri janë të zhurmshme dhe të mbushura me njerëz. Nëse doni të jeni të qetë bëni një udhëtim në një qytet më të vogël me familjen tuaj.
Bëni një shëtitje.
Ndoshta moti nuk do të ju favorizojë shumë, por nëse nuk bëni një udhëtim, bëni një shëtitje për të kaluar kohën e lirë. Nëse jeni një person që pëlqeni, të jetoni një jetë të shëndetshme dhe të kujdeseni për fizikun tuaj, atëherë kjo është mënyra më e mira për të filluar vitin.
Filloni një libër të ri.
Kërceni ose filloni vitin 2020 duke u ndjerë komod dhe një ndër gjërat që mund të bëni është të lexoni. Kështu që një nga gjërat më të mira që mund të bëni është uleni pran zjarrit6 dhe të merrni një nga librat tuaj të preferuar për të lexuar.
Hani një mëngjes të vonë në shtëpi.
Nëse doni të qëndroni në shtëpi, merrni disa receta për vete dhe familjarët. Një mëngjes i madh dhe i ngrohtë do të ishte shumë mirë, për të nisur ditën vonë. Mos harroni të gatuani vezë të skuqura.
Organizoni një darkë familjare.
Nëse vjen nga një familje që e ka zakon të krijojë darka dhe dreka familjare, atherë mblidhni të gjithë familjarët tuaj për të ngrënë një darkë argëtuese në shtëpi.
Bëni dhurata.
Bëni dhurata gjatë ditëve tuaj pushim, për miqtë dhe familjarët dhe për t’i surprizuar sa më shumë lërini ato tek dyert e shtëpive, për t’ju treguar se viti i ri vazhdon ende. Do t ndjeheni më t lumtur nëse bëni njerëz të lumtur.
Merrni kohë për veten tuaj.
Fillimisht nuk do të gjeni qendra kujdesi personal hapur por në ditët e më vonshme do të ishte mirë ë t’i kushtoni kohë vetes për t’u relaksuar. Shkoni në një “SPA” për t’u qetësuar plotësisht në ditët tuaja të pushimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.