Keshilla

Disa fakte mbi përdorimin e deodorantit që nuk i keni ditur

Përdorimin e deodrantit e kemi pjesë të rutinës së përditshme, por shumë pak prej nesh e dinë ndikimin që ka deodoranti në trupin tonë. Ndërsa shumë studime janë kryer për ndikimet që mund të ketë në trupin tonë ky produkt. Po cilat janë disa nga sekretet që nuk i keni ditur rreth deodorantët.

Deodoranti nuk ju mbron nga djersët: Huffington Post shkruan se deodoranti ju ndihmon që të mbani nën kontroll erën e keqe të trupit, por nuk i pengon gjendrat e djersitjes të kryejnë punën e tyre. Nëse dëshironi të ndaloni djersitjen, ekzistojnë disa antiperspirantë të cilët e bëjnë këtë për ju.

Deodoranti mund të ndryshojë bakteret në trupin tuaj: Përdorimi i deodorantëve mund të ndryshojë mikrobiomin e lëkurës.

Deodoranti vret bakteret që shkaktojnë kundërmim:Sipas ekspertëve djersa nuk mban erë. Ndërsa era e keqe nga djersitjet shkaktohet kur disa baktere sulmojnë një nga llojet e djersëve në lëkurën tuaj, ndërsa deodoranti i vret këto bakterie që shkaktojnë erë të keqe.

Ndërsa nuk ka një përfundim të saktë të lidhjes së deodorantit me kancerin e gjirit. Ndonëse mund të kemi dëgjuar shpesh se deodoranti mund t’ju çojë në rrezik të kancerit ë gjirit, ende nuk ka përgjigje nga mjekësia për këtë pjesë. Ajo që është vërtetuar deri më tani është se përbërësit e deodorantit kanë treguar se kanë efekte në hormone, dhe që potencialisht mund të promovojnë rritjen e qelizave të kancerit në gji.

Një studim i kryer në Australi vetëm pak kohë më parë zbulon se kimikatet e gjetura në deodorantë shkaktojnë sulme të astmës, migrenës dhe probleme të lëkurës.

Profesoresha që udhëhoqi studimin Anne Steinemann, ka thënë se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për ekspozimin e rrezikshëm nga përdorimi i deodorantit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një numër i njerëzve janë diagnostifikuar me ndjeshmëri ndaj këtyre kimikateve.

Një studim i publikuar në Journal of Occupational and Environmental Medicine, tregon se 295 nga 1.137 të anketuar, pohojnë se kanë pasur përvoja të reaksioneve fizike ndaj kimikateve. Pothuajse 60 për qind e vullnetarëve me ndjeshmëri të shumëfishtë kimikate MCS pranuan se ata nuk vizitojnë restorantet publike, të cilat përdorin aromatizues. Më shumë se gjysma e 145 të diagnostifikuarve zbuluan se nuk mund të pastrojnë duart e tyre me sapun aromatizues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë