Vende dhe Udhetime

Disa ditë pushime në një autobus

E keni menduar ndonjëherë të kaloni një javë pushime në një autobus?

Këtu bëhet fjalë për një autobus që dikur ishte mjet transporti, por që tani është kthyer në hotel. Bus Stop është një hotel i çuditshëm në Bankrugg Farm në East Lothian në Skoci, hotel që është bërë nga dy autobusë të vjetër.

Secili autobus ka nga një shtrat të madh, kuzhinë, banjo, vaskë dhe një sobë me dru.

 Nëse dëshironi të kaloni disa ditë pushime, në një vend i cili ofron qetësi dhe harmoni të plotë me natyrën, autobusat në Bankrugg Farm janë një zgjedhje ideale.

Të dy autobusët luksozë mund t’i merrni me qira për 750 dollarë, për një javë, ndërsa një natë kushton 107 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë