Gazeta Si – Kristian Kola, 34 vjeç, u qëllua me një armë me silenciator disa herë sapo kishte dalë nga lokali ku kishte konsumuar një kafe.
Dy autorët e vrasjes, të cilët vijojnë të jenë ende në kërkim nga policia, mësohet se e kanë vëzhguar viktimën deri sa ai ka dalë nga lokali tek ish-Shtëpia e Oficerëve në Shkodër.
Pak minuta më parë, ai kishte parkuar makinën përpara lokalit dhe ishte futur brenda për të takuar një mikun e tij. Ata qëndruan vetëm pak minuta dhe sapo dolën së bashku, Kola u vra.
Pranë hotelit ishte ndaluar një motor i zi dhe njëri prej personave ka qëlluar disa herë drejt të riut. Sipas policisë, vrasësi mund të ketë qenë profesionist, pasi nuk ka shkaktuar dëme anësore, edhe pse shumë afër viktimës ndodhej shoku i tij.

Sipas policisë dyshohet se arma ishte e pajisur me selenciator për të mos krijuar panik mes këmbësorëve. Pas krimit dy autorët janë larguar me motor duke humbur çdo gjurmë, pasi edhe vetë zona e krimit është mjaft e madhe dhe që të lidh me shumë dalje në qytet dhe në periferi të tij. Gjatë natës janë kryer kontrolle në disa zonë të braktisura, por nuk është arritur të zbulohet motomjeti.
Në momentin e ngjarjes, në zonë ka pasur shumë lëvizje dhe policia po merr në pyetje të gjithë kalimtarët dhe disa persona që ishin aty.
Gjithashtu po hetohet, pasi dyshohet se autorët kanë pasur një bashkëpunëtor i cili i ka informuar për lëvizjet e të riut.
Nga policia është kryer kontroll të një mjeti që ndodhej para lokalit, që rezulton të jetë në pronësi në viktimës, por që nuk ka rezultuar të jetë zbuluar ndonjë send i kundërligjshëm.
Hetimet deri më tani janë të cunguara, e po ashtu edhe motivi i krimit pasi dhe vetë viktima rezulton të mos ketë asnjë procedim.
Nga të dhënët e para, 34-vjeçari nuk rezulton person problematik dhe punonte në ndërtim bashkë me atin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


