Pasi malet e juglindjes kanë përjetuar borën e parë për këtë vit, peizazhi mund të shijohet vetëm gjatë fundjavës.
Sinoptikanët në fillim të javës që vjen lajmërojë rreshje shiu me intensitet të lartë.
Ballkani është përfshirë nga rryma ajri të ftohta me origjinë nga Jugu i Rusisë duke ndikuar në vendin tonë rënie të menjëhershme të temperaturave.

Sipas meteorologes së gazetës “Si”, duke nisur nga dita e premte, e shtuna e dhe e diela, zonat juglindore dhe verilidnore do të përfshihen nga rreshjet te dëborës. Ndërsa në zonën perëndimore do të ketë rreshje të pakta shiu.
Temperaturat do të regjistrojnë vlerat:

Ndërsa ditën e martë dhe të mërkurë i gjithë vendi do të përfshihet nga kalimi në një sistemi frontal, i cili do të sjellë rreshje shiu me intesitet të lartë të shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa elektrike në zonën perëndimore. Rreshjet parashikohen të jenë mbi 70-80 m në zonën e Ultësirës Perëndimore. Temperatruat do të jenë me rritje, ku do të shkojnë deri në 14 gradë ne zonat e ulëta dhe ato bregdetare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.