Një 37-vjeçar nga Dimali është vendosur në pranga, ndërsa bashkëjetuesja e tij do të hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.
“Stacioni i Policisë Dimal arrestoi në flagrancë shtetasin F. S., 37 vjeç dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen Z. Sh., 41 vjeçe, të dy banues në Dimal, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




