Korçës për festat e fundvitit, një bukuri të shtuar i japin edhe dritat që vendos Bashkia e qytetit. Por dikush duket se nuk ka qenë dakord sivjet, pasi punonjësit e Bashkisë kanë konstatuar se janë prerë dhe dëmtuar kabllot e furnizimit me energji elektrike të dekorit të qytetit në Bulevardin “Republika”.




“Prej javësh ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike kanë nisur punën në vendosjen e dekorit për t’i dhënë Korçës atmosferë festive që në ditët e para të dhjetorit. E teksa punëtorët tanë në shi, në të ftohtë, punojnë me përkushtim që korçarët ta kenë të bukur qytetin për festa e vizitorët të jenë sa më të shumtë, dikush ka marrë pemët me radhë e ka prerë kabllot!!”, shkruan kryebashkiaku Sotiraq Filo në një postim në FB.
Ai u ka bërë apel institucioneve përgjegjëse për “zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarjeje të shëmtuar që nuk ka dëmtuar vetëm Bashkinë por gjithë qytetin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




