Media Galeri

Dikur tallte Biden, shkallët e avionit rrëzojnë dhe Trumpin (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shpëtuar pa lëndime në një incident mbrëmjen e kaluar, teksa ngjitej në shkallët e avionit presidencial Air Force One.

Lideri i Shtëpisë së Bardhë është penguar mes shkallëve dhe për pak u rrëzua mbi to, një pamje që paraardhësi i tij Joe Biden e ofronte herë pas herë duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij shëndetësore.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, me komentuesit që nuk lanë pa përmendur shprehjen e famshme se kjo është ‘karma’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë