Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Korçë, e cila i përkiste shtetases E. Th, bën me dije policia.
Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, ndërsa dyshohet se flakët kanë ardhur për shkak të një shkëndije elektrike. Nga flakët nuk ka të lënduar, ndërsa makina është djegur pjesërisht.
Zjarri ka rënë në orën 17:30, në lagjen nr. 4, në mjetin tip “Volkswagen Polo” të parkuar në rrugë, në pronësi të shtetases E. Th., i cili është djegur pjesërisht. Dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë si pasojë e një difekti në sistemin elektrik.
Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




